Breaking News

Senatorja amerikane kritikon urdhrin e Trump kundër emigrantëve

Një senatore republikan ka kundërshtuar urdhrin e presidentit amerikan Donald Trump për ndalimin e hyrjes së qytetarëve të 6 vendeve me shumicë myslimane në territorin e SHBA.

Sipas kanalit televiziv CNN, Susan Collins, senatore republikane e shtetit Maine në Senatin amerikan, duke kritikuar urdhrin për ndalimin e hyrjes së qytetarëve të 6 vendeve me shumicës myslimane në territorin amerikan, ka thënë se ky urdhër i lëshuar nga Trump është shumë i gjerë dhe çon në rrugë të gabuar. Trump bëri thirrje për urdhrin e tij ekzekutiv për ndalimin e udhëtimeve drejt SHBA-ve nga 6 vendet me shumicë myslimane, urdhër që është sfiduar nga disa gjykata amerikane.

Advertisements