Breaking News

Kryeministrja e Britanisë bën thirrje për rregullimin me ligje të hapësirës kibernetike

Kryeministrja britanike ka kërkuar pjesëmarrjen e aleatëve të vendit të saj për të rregulluar me ligj hapësirës kibernetike, në mënyrë që të parandalohen sulmet terroriste.

Sipas gazetës britanike Independent, pas sulmeve terroriste të së shtunës në Londër, Theresa May ka theksuar për nevojën e krijimit të një marrëveshje të re ndërkombëtare për rregullimin me ligjtë aktiviteteve në hapësirën virtuale në mënyrë që të parandalohet zgjerimi i ekstremizmit dhe i sulmeve terroriste. “Ne nuk mund dhe nuk duhet të pretendojmë se gjërat mund të vazhdojnë në këtë mënyrë. Ne besojmë se po përjetojmë një kthesë të re në kërcënimin me të cilin përballemi, ndërsa terrorizmi ushqen terrorizmin. Por, ka ardhur koha të themi mjaft”, tha May. Në sulmet e mbrëmjes së të shtunës në Londër, mbetën të vdekur gjashtë persona e mbi 40 të tjerë të lënduar.

Advertisements