Breaking News

Jehona e gjerë e fjalimit të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në mediat e botës dhe rajonit

Fjalimi i të dielës pasdite i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në ceremoninë e 28 vetorit të vdekjes së Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, ka bërë jehonë të gjerë në mediat e rajonit dhe të botës.

Agjencia e lajmeve Reuters në një raport të saj ka shkruar: “Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke kritikuar koalicionin e ri rajonal mes Amerikës dhe Arabisë Saudite, e quajti atë koalicion të kotë. Ai, gjithashtu, vizitën e Trump në Riad e vlerësoi si shembull të turpit më të madh të armiqve”. Faqja informative “Middle East Eye” në një raport të saj ka transmetuar fjalimin e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dhe ka shkruar: “Ajetullah Khamenei, liderit suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në këtë ceremoni ka thënë se sulmet e grupit terrorist ISIS në Evropë dhe në rajonet e tjera të botës tregojnë se politikat perëndimore të terrorit dhe krijimit të tmerrit, kanë dhënë rezultat të kundërt”. Kanali televiziv Al Mejadin, gjithashtu, duke transmetuar fjalimin e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, raportoi: “Ajetullah Khamenei ka theksuar se në kurrfarë rrethanash nuk mund t’i besohet Amerikës”. Agjencia e lajmeve Shinhua duke transmetuar fjalimin e Ajetullah Khamenei të dielën pasdite në 28 vjetorin e vdekjes së Imam Khomejnit (ra), ka shkruar: “Ajetullah Ali Khamenei të dielën kërkoi zgjidhjen e krizave rajonale nëpërmjet dialogut. Ai shtoi se të huajt duhet të heqin dorë nga ndërhyrja e tyre në çështjet e brendshme të Sirisë, Jemenit dhe Bahrejnit dhe duhet të krijohen kushtet që popujt e këtyre vendeve të vendosin vet për fatin e tyre”.

Advertisements