Breaking News

Ruhani: Imam Khomejni (ra) ishte një personalitet i veçantë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se të gjithë duhet ta ndjekin rrugën e Imam Khomejnit (ra), sepse themeluesi i Republikës Islamike të Iranit ishte një personalitet i veçantë.

Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të shtunën në mbrëmje në një ceremoni iftari me ministra të qeverisë dhe funksionarë të tjerë shtetërorë tha se dinjiteti, liria dhe madhëria e sotme e Iranit është arritur nën hijen e lëvizjes, Revolucionit dhe udhëheqjes së Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit. Z. Ruhani shtoi: “Imam Khomejni (ra) me besimin e tij të vërtetë në Zotin e madhëruar dhe me punën e tij të pandërprerë, arriti suksese të mëdha historike. Imam Khomejni (ra) në të gjitha gjendjet mbështetej te Zoti i madhëruar dhe nuk ekzistonte kurrfarë frike në qenien e tij, sepse e gjithë qenia e tij ishte mbushur me besimin në Zotin e madhëruar. Të gjithë duhet ta mësojnë dhe ndjekin rrugën e Imam Khomejnit (ra)”,- theksoi ndër të tjera z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit.

Advertisements