Breaking News

Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite pranon përgjegjësinë për shpërthimin e autobombës në Katif

Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite me anë të një deklarate të dyshimtë, pranoi përgjegjësinë për shpërthimin e një autobombe në tregun Mejas në qendër të Katifit në lindje të Arabisë Saudite.

Mediat saudite dhe rrjetet informative të Arabisë Saudite të enjten njoftuan për shpërthimin e një autobombe në tregun Mejas në qendër të qytetit Katif në lindje të Arabisë Saudite dhe e quajtën atë sulm terrorist. Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite të premten në arsyetimin e shpërthimit të kryer në tregun Mejas, deklaroi: “Forcat e sigurisë së Arabisë Saudite kanë identifikuar një automjet i cili ishte nën përndjekje të policisë dhe e kanë qëlluar atë dhe si pasojë ka shpërthyer ky automjeti në treg”. Sipas burimeve të informimit, si pasojë e këtij shpërthimi janë vrarë dy civilë me emra Fadil Al-Hamade dhe Muhamed Al-Suvajmal të cilët ishin brenda në makinë. Sipas Ministrisë së Brendshme të Arabisë Saudite, hetimet për identifikimin e personave të vrarë brenda në makinë, po vazhdojnë akoma. Vlen të theksohet se forcat ushtarake të regjimit Al Saud që nga 10 maji 2017, po kryejnë sulme të vazhdueshme në rajonin Al-Avamija në lindje të Arabisë Saudite. Sulmet e forcave saudite kundër protestuesve në rajonet lindore të këtij vendi kanë shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e dhjetëra qytetarëve që në mesin e tyre ndodhen edhe disa nxënës. Gjatë këtyre sulmeve, gjithashtu,  janë zhdukur me dhjetëra persona të tjerë.

Advertisements