Breaking News

Mali i Zi zyrtarisht anëtar i NATO-s

Prej ditës së hënë Mali i Zi zyrtarisht do të jetë anëtari më i ri NATO-s.

Dusko Markovic kryeministër i Malit të Zit ditën e hënë do të marrë pjesë në një ceremoni speciale për marrjen e anëtarësimit të vendit të tij si ve si vendi i 29-të anëtar i NATO-s. Mali i Zi në qershor do të bëhet anëtar i NATO-s, deklaroi në konferencë për shtyp sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. Ai saktësoi se të gjitha shtetet e Aleancës veçmas e kanë ratifikuar marrëveshjen me Podgoricën. Anëtarësimi i Malit të zi në NATO do të thotë njëkohësisht edhe siguri më e madhe për Malin e Zi, tha Stoltenberg, ndërsa sipas Ministrit të jashtëm të Malit të Zi Lukshiq, anëtarësimi është njëkohësisht i rëndësishëm edhe për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO do të thotë njëkohësisht edhe siguri më e madhe për vetë Malin e Zi. Pranimi i shtetit 600 mijë banorësh është përshëndetur nga shtete fqinje, por ka marrë kërcënime nga Rusia, e cila ka kërcënuar me shkëputje të bashkëpunimit me Podgoricën.

Advertisements