Breaking News

Ruhani: Fitues i vërtet i zgjedhjeve, është populli i Iranit dhe lideri suprem i Revolucionit Islamik

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit të mërkurën në mbrëmje në një ceremoni iftari me “familjen e qeverisë”, deklaroi se fitues i vërtetë në zgjedhjet e rëndësishme të fundit, është populli i Iranit dhe lideri suprem i Revolucionit Islamik.

Sipas rezultateve finale të zgjedhjeve të 12-ta presidenciale në Republikën Islamike të Iranit të cilat u zhvilluan më 19 maj 2017 në Iran dhe në 102 vende të botës, z. Hasan Ruhani, kandidat në këto zgjedhje, fitoi mbi 23 milionë vota dhe u zgjodh përsëri president i Republikës Islamike të Iranit. Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, tha se zgjedhjet janë një prej sprovave të Zotit për shoqërinë e Iranit të cilat kanë shumë dimensione politike, shoqërore dhe ndërkombëtare. Populli i Iranit nga kjo sprovë e madhe, dol krenar para të gjithë botës. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim tha se muaji i bekuar i Ramazanit është muaji i gostisë hyjnore dhe i manifestimit të robërisë së njeriut pranë Zotit, ndërsa shtoi: “Muaji i bekuar i Ramazanit është faktor për forcimin e durimit dhe të qëndresës së njeriut”. Z. Hasan Ruhani, gjithashtu, vlerësoi punën e funksionarëve shtetërorë dhe familjeve të tyre dhe deklaroi: “Plotësimi i nevojave të vendit për grurë me prodhim vendor dhe eksportimi i grurit, si dhe plotësimi i nevojave të vendit për naftë-gazoil me prodhim vendor dhe së shpejti edhe i nevojave për benzinë, konsiderohen ndër sukseset më të rëndësishme të qeverisë së Iranit gjatë viteve të fundit”. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim tha se zhvillimi ekonomik 8%, reduktimi i inflacionit në nivel një shifror, tregtia e lirë me botën, prodhimi dhe eksporti i naftës, janë objektiva të tjera të rëndësishme të realizuara nga sistemi shtetëror i Republikës Islamike të Iranit.

Advertisements