Breaking News

Al Khalifa në rrugën e monopolizimit të politikës në Bahrejn

Regjimi Al Khalifa në Bahrejn, po realizon një skenar të përsëritur por të qëllimshëm për monopolizimin e ambientit politik në vend.

Shembulli i sjelljes së regjimit Al Khalifa përgjatë këtij viti tregon se ky regjim po mundohet të shuajë zërin e protestës popullore dhe njëkohësisht është duke ndaluar në masë të madhe personalitetet politike dhe aktivitetet sociale në vend. Sa u përket personaliteteve politike, regjimi i Bahrejnit ndjek politikën e thurjes së akuzave ndaj tyre, arrestimin e këtyre personaliteteve, shtyrjen e procesit gjyqësor të tyre dhe në fund dhënien e verdikteve me dënim me burg, heqje nënshtetësie, apo të dyja verdiktet njëherësh. Deri më sot, kjo sjellje është përdorur ndaj shumë personaliteteve politike dhe fetare në Bahrejn të tillë si sheik Isa Kasem, i cili është dënuar me një vit arrest dhe heqje nënshtetësie, ndërsa sheik Ali Selman me 4 vjet heqje lirie dhe sheik Husein Nexhati me heqjen e nënshtetësisë. Mesa duket për momentin regjimi Al Khalifa po mundohet të gjejë një strategji për tu përballur me Nabil Rexhep kreu i qendrës për të drejtat e njeriut në Bahrejn. Nabil Rexhep është arrestuar nga forcat e sigurimit të Bahrejnit më 13 qershor të vitit 2016. Ai së bashku me sheik Isa Kasem, sheik Ali Selman dhe sheik Husein Nexhati është akuzuar për publikimin e lajmeve të rreme mbi të drejtat e njeriut në Bahrejn me qëllim nxitjen e opinionit publik për kryengritje kundër regjimit Al Khalifa. Duke qenë se ka kaluar 1 vit nga arrestimi i Nabil Rexhep mirëpo gjyqi i tij nuk është mbajtur akoma dhe me fjalë të tjera Nabil Rexhep ashtu si shumë personalitete politike dhe fetare të Bahrejnit, pa asnjë proces gjyqësor mbahet në burg. Më herët ishte përcaktuar që gjyqi i tij të mbahej më 30 Maj, mirpo afati është shtyrë për në 12 Qershor. Një tjetër skenar që ndjek regjimi Al Khalifa është skenari i shpërbërjes dhe mbylljes i lëvizjes Shoqëria Islamike Vafak. Kjo lëvizje është lëvizja më e madhe opozitare në Bahrejn. Përvec lëvizjes Vafak, Bahrejni ka mbyllur aktivitetin edhe të lëvizjes Omol së cilit i ka konfiskuar të gjitha kapitalet. Ditë më parë gjykata e Bahrejnit me një verdikt të saj më 31 Maj mbylli aktivitetin e lëvizjes Shoqëria punëtore kombëtare demokratike ( Vaad). Me të tilla veprime regjimi Al Khalifa në Bahrejn synon monopolizimin e politikës me anë të eliminimit të krerëve të opozitës dhe lëvizjeve politike. Me eliminimin e këtyre personaliteteve politike, regjimi Al Khalifa kërkon të krijojë një shtet të vetëm dhe të monopolizuar pa ndërhyrjen e askujt.

Advertisements