Breaking News

Ruhani: Pjesëmarrja e gjerë e qytetarëve iranianë në zgjedhjet presidenciale, ka gëzuar dashamirët e Revolucionit Islamik

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se pjesëmarrja e gjerë e qytetarëve iranianë në zgjedhjet presidenciale të Iranit tregoi vetëdijesimin dhe mbështetjen e qytetarëve iranian ndaj sistemit të Republikës Islamike të Iranit dhe kjo pjesëmarrje e gjerë ka gëzuar dashamirësit dhe ka zhgënjyer armiqtë e Revolucionit Islamik të Iranit.

Zyra për informim e presidencës së Iranit njoftoi se z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Revolucionit Kulturor të Iranit tha: “Populli i madh i Iranit duke u përgjigjur thirrjes së liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dhe me pjesëmarrjen e gjerë në procesin e votimit, i ka dhënë përgjigjen më të mirë disa vendeve të rajonit të cilat me veprime të ndryshme, mundohen ta dobësojnë Revolucionin Islamik të Iranit”. Presidenti i Iranit në vazhdim tha se populli iranian në zgjedhjet e fundit manifestoi vigjilencën e lartë politike dhe shtoi: “Organizimi i zgjedhjeve presidenciale me pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve iranianë, me një konkurrencë të shëndosh dhe me nivelin më të lartë të sigurisë dhe qetësisë në zemër të rajonit të Lindjes së Mesme i cili është përfshirë nga pasiguria dhe trazirat, konsiderohet një krenari e madhe për Republikën Islamike të Iranit”. Z. Ruhani në vazhdim theksoi: “Pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve, të gjithë përkrah njëri-tjetrit dhe në mënyrë të unifikuar, duhet të punojmë për realizimin e qëllimeve të mëdha si zhdukjen e plotë të varfërisë, rritjen e prodhimit dhe krijimin e vendeve të punës”. Vlen të theksohet se në zgjedhjet e fundit presidenciale të Iranit 56.410.234 persona kishin të drejtë të votojnë dhe kanë votuar mbi 40 milionë qytetarë iranianë dhe pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, z. Hasan Ruhani me mbi 23 milionë vota u zgjodh president i Iranit edhe për një mandat tjetër.

Advertisements