Breaking News

Përfaqësuesi i OKB kërkon vendosjen e paqes në Jemen

Përfaqësuesi i OKB për çështjet e Jemenit u ka kërkuar palëve të futura në konflikt që të lëshojnë më shumë pe dhe të gjejnë zgjidhje për arritjen e paqes.

Ismail Ould Sheik Ahmed, deklaroi se palët e futura në konfliktin në Jemen duhet të përpiqen më shumë për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën në vend. Ai përmendim përhapjen e sëmundjes së kolerës dhe shtoi se ulja e shërbimeve mjekësore ka ndikuar shumë në përhapjen e kësaj epidemie. I dërguari i posaçëm i OKB pretendoi se OKB ka arritur të pengojë çdo sulm ushtarak të Arabisë Saudite në portin Hadida. Ould Sheik ndër të tjera shtoi se Jemeni vazhdon të jetë territor i përshtatshëm për terroristët ndërkohë që banorët e jugut të Jemenit kanë theksuar akoma më shumë kërkesën e tyre për ndarje nga veriu i vendit. Vlen të theksohet se Arabia Saudite me dritën jeshile të Amerikës, prej vitit 2015 ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit me pretekstin gjoja për rikthimin e Mansur Hadit në postin e presidentit. Nga ky agresion deri tani kanë humbur jetën mbi 12 mijë persona dhe është shkatërruar tejmase infrastruktura e vendit.

Advertisements