Breaking News

Gjendja e rënduar e emigrantëve në Greqi

Gjendja e emigrantëve në Greqi është e rënduar. Deri tani rreth 1/3 e emigrantëve që jetojnë në ishujt e Greqisë që kryesisht janë nga Siria dhe Afganistani kanë kryer vetëvrasje.

Sipas studimeve të kryera mbi gjendjen e emigrantëve në Greqi, nga 300 të anketuar, 71 prej tyre janë shfaqur me probleme të theksuar psikike ndërkohë që më pak se 1/3 e tyre marrin trajnime dhe përkujdesje mjekësore. Sipas të dhënave nga OKB mbi 100,000 afganë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në vitin 2017, për shkak të luftës, thanë Kombet e Bashkuara.  Të dhënat nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare treguan se 103,229 njerëz janë zhvendosur qysh në janar. Shifra tregon 36% rënie krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se ka disa arsye për zvogëlimin e numrit. Sipas saj, luftimet kanë vazhduar në zonat e njëjta sikurse vitin e kaluar, çfarë do të thotë se shumë njerëz kanë qenë të ikur. Së dyti, varfëria është rritur dhe shumë njerëz nuk kanë mjete për të zhvendosur familjet në vende të tjera.

Advertisements