Breaking News

Reagimi i komandantit të forcave të sigurisë së Iranit ndaj martirizimit të dy rojave kufitare

Komandanti i rojave kufitare të forcave të sigurisë së Republikës Islamike të Iranit theksoi se forcat e sigurisë së Iranit do t’i japin përgjigje të prerë veprimeve të grupeve terroriste në kufijtë e Iranit.

Gjeneral Kasem Rezai, komandanti i rojeve kufitare të forcave të sigurisë së Iranit, të dielën në reagim ndaj sulmit të grupit terrorist të quajtur “Pezhak” dhe martirizimit të dy rojave kufitare iraniane në qytetin Urumije në provincën Azerbajxhani Perëndimor në veriperëndim të Iranit, tha se provinca e Azerbajxhanit Perëndimor ka kufij të përbashkët me Irakun, Turqinë dhe Armeninë dhe për fat të keq në zonat kufitare me Turqinë, vërehet një veprimtari e grupeve terroriste me emra të ndryshëm. Kasem Rezai duke dënuar këtë sulm terrorist, theksoi: “Irani e konsideron Turqinë përgjegjëse për këtë sulm dhe ky vend duhet të japë përgjigje për veprimet e grupeve terroriste. Vlen të theksohet se si pasojë e një përleshje që ndodhi mes rojave kufitare të Iranit me pjesëtarët e grupit terrorist anti-revolucionar të quajtur “Pezhak” në qytetin Urumije, janë martirizuar dy pjesëtarë të rojave kufitare të Iranit. Amerika, regjimi sionist dhe Anglia gjithmonë mbështesin grupet terroriste Pezhak, Muxhahedine Khalk dhe grupet e tjera kundër Revolucionit Islamik të Iranit.

Advertisements