Breaking News

Ndalohet transportimi i laptopit në të gjitha linjat ajrore amerikane

Amerika e ka shpallur të ndaluar transportin e laptopit në të gjitha linjat ajrore dhe fluturimet ndërkombëtare.

John F.Kelly sekretari i sigurisë së brendshme në Amerikë në një intervistë për Fox News ka thënë se planin për ndalimin e transportit të laptopit për udhëtarët e linjave ndërkombëtare që synojnë të vijnë në Amerikë, është përpiluar dhe është gati. Më herët Amerika e kishte shpallur ndalimin e transportit të laptopit për 50 linja ajrore nga 10 qytete të botës, kryesisht nga vendet e rajonit të Lindjes së Mesme. Me anë të këtij vendimi të gjitha pajisjet elektronike të cilat janë më të mëdha sesa telefoni celular duhet të kontrollohen përpara sesa të futen në avion. Deklarata e sekretarit të sigurisë së brendshme në Amerikë bëhet në kohën kur në bazë të buxhetit të ri amerikan, shpenzimet për sigurinë e aeroporteve në Amerikë janë ulur.

Advertisements