Breaking News

Gruevski: Jam i gatshëm për çdo kurdisje, madje edhe për eliminim personal

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, në një intervistë për portalin “Telegraf” tha se, pret akuza kundër tij nga Prokuroria Speciale, madje theksoi se është i gatshëm edhe për eliminim personal.

“Unë kur jam futur në politikë, e kam ditur se jam futur në politikë, jo në shfaqje baleti. I kam ditur metodat nga historia se si shumë politikanë janë sulmuar. Jam sulmuar edhe unë, por jam i gatshëm për gjithçka. Jam i gatshëm për çdo kurdisje, madje edhe për eliminim personal”, tha Gruevski. Ai shtoi se në çdo zgjedhjet e ardhshme partia e tij, do të fitojë me dallimin e njëjtë si në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014.

 

Advertisements