Breaking News

8 civilë jemenas vriten nga sulmet ajrore të Arabisë Saudite

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite gjatë sulmeve të ndryshme që kanë kryer në provincën Taiz në Jemen, kanë vrarë të paktën 8 civilë jemenas.

Burimet informative të Jemenit kanë bërë të ditur se avionët luftarakë të Arabisë Saudite të dielën në mbrëmje kanë bombarduar një qendër tregtare në qytetin Muzea dhe gjatë këtij sulmi janë vrarë 8 civilë jemenas dhe janë plagosur me dhjetëra të tjerë. Nga ana tjetër, ushtria dhe komitetet e rezistencës popullore të Jemenit me artileri dhe raketa, kanë sulmuar pozicionet e ushtrisë dhe forcave mercenare të Arabisë Saudite dhe u kanë shkaktuar humbje të mëdha atyre në njerëz dhe pajisje luftarake. Ndërkohë OKB ka paralajmëruar për përhapjen në masë të madhe të sëmundjes epidemike Kolera e cila po kërcënon jetën e qindra mijëra grave dhe fëmijëve jemenas. OKB në një deklaratë të saj ka thënë se luftimet në Jemen kanë shkatërruar infrastrukturën e sektorit të shëndetësisë, prandaj grat shtatzëna dhe fëmijët që po vuajnë nga kequshqyerja, rrezikohen më tepër nga sëmundja epidemike kolera. Arabia Saudite me mbështetjen e Amerikës në mars të vitit 2015, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe ka vendosur bllokadën e hekurt ndaj popullit jemenas.

Advertisements