Breaking News

Arabia Saudite me blerjen e armatimit, synon të mbulojë varfërinë e popullit të saj

Autoritetet e regjimit Al Saud që me bujari ekstreme po harxhojnë para për blerjen e armatimit dhe për të fituar besimin e faktorëve të huaj, synojnë të mbulojnë varfërinë dhe mjerimin e një pjese të madhe të qytetarëve të këtij vendi.

Kanali televiziv Al Menar në një raport të tij njëkohësisht me publikimin e pamjeve filmike nga vizita e Donald Trump, presidentit të Amerikës, në Arabinë Saudite, ka thënë se çdo kush që vëren shpenzimet e shfrenuara të autoriteteve të Arabisë Saudite që bëjnë për presidentin e Amerikës dhe shoqëruesit e tij, mendojnë se populli i Arabisë Saudite në përgjithësi është i ngopur dhe më nuk mund të gjendet as edhe një person i varfër në këtë vend. Familja mbretërore e Arabisë Saudite, anëtarët e së cilës janë konsideruar njerëzit më të pasur, po mbulon varfërinë dhe mjerimin në këtë vend dhe çdo kush që flet në lidhje me këtë çështje, shtypët me forcë dhe më parë janë arrestuar dhe burgosur tra aktivistë të mediave për shkak se kishin publikuar video në lidhje me varfërinë dhe mjerimin në Arabinë Saudite.

Advertisements