Breaking News

Iraku kritikon qëndrimet anti-iraniane të Trump

Ministri i punëve të jashtme të Irakut paralajmëroi për politikën anti-iraniane të Donald Trump, presidentit të Amerikës dhe deklaroi se Iraku nuk hyjnë në politikat e Amerikës kundër Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ibrahim Xhafari, ministri i punëve të jashtme të Irakut, të premten gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare “Viktimat e dhunës ndëretnike dhe ndërfetare në Lindjen e Mesme” e cila u zhvillua në Madrid të Spanjsë, bëri një intervistë me gazetën ABC të Spanjës ku theksoi: “Janë shumë realitete që lidhin Irakun dhe Iranin, prandaj Iraku në asnjë mënyrë nuk do të hyjë në politikën e presidentit amerikan kundër Iranit, për arsye se Iraku është një vend i civilizuar dhe nuk ka shikim të bardhë e të zi ndaj çështjeve”.

Advertisements