Breaking News

Sejed Hasan Nasrullah: Takimi i Riadit ishte një skandal i madh

Sejed Hasan Nasrullah të enjten gjatë fjalimit të tij me rastin e 17 vjetorit të fitores së Libanit kundër regjimit sionist më 25 maj 2000, theksoi se takimi i Riadit ishte një skandal i madh dhe regjimi Al Saud i dha ryshfet Amerikës për tu pastruar nga akuzat për mbështetje ndaj terrorizmit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sejed Hasan Nasrulla, sekretari i përgjithshëm i Rezistencës Islamike Libaneze (Hezbullah), duke folur në lidhje me takimin amerikan-arab që u zhvillua në Riad të Arabisë Saudite, deklaroi: “Ky takim nuk do të ushtrojë kurrfarë ndikimi mbi veprimtarinë e Rezistencës Islamike, sepse Rezistenca Islamike është e vendosur në luftën kundër terrorizmit dhe nuk do të ndalë veprimet e saj derisa të gjithë popujt do të realizojnë të drejtat e tyre.  Takimi i Riadit ishte organizuar për lavdërimin e Donald Trump, presidentin e Amerikës, dhe vetëm mediat amerikane dhe saudite bërën zhurmë rreth këtij takimi”. Sejed Hasan Nasurllah në vazhdim tha: “Irani është i vetmi vend i cili qëndroi përkrah Irakut dhe Sirisë kur grupi terrorist ISIS sulmoi këto vende, ndërkohë që Arabia Saudite dërgonte para dhe armatime për terroristët”. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, gjithashtu, foli edhe për situatën në Bahrejn dhe deklaroi: “Vrasja dhe burgosja e qytetarëve të Bahrejnit është një prej pasojave të takimit të Riadit dhe të vizitës së presidentit amerikan në rajonin e Lindjes së Mesme. Regjimi Al Khalifa nëse kërkon kthimin e qetësisë dhe stabilitetit në Bahrejn, duhet ta lirojë menjëherë Shejkh Isa Kasem”,- tha ndër të tjera Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i Rezistencës Islamike të Libanit.

Advertisements