Breaking News

Një komitet i Senatit të Amerikës miratoi planin për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit

Komiteti për marrëdhënie me jashtë në Senatin e Amerikës miratoi planin për sanksione të reja kundër Iranit në lidhje me programin raketor të Iranit.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se ky plan u miratua me 18 vota pro dhe 3 vota kundër, mirëpo për të hyrë në fuqi për zbatim, ai duhet të miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në fund të nënshkruhet nga Donald Trump, presidenti i Amerikës. Përkrahësit e këtij plani në komitetin për marrëdhënie me jashtë në Senatin e Amerikës pretenduan se Irani përveçse shkel të drejtat e njeriut, po përkrah edhe grupet militante dhe po u jep armë atyre. Ndërkohë që Departamenti Amerikan i Thesarit ditë më parë emrat e dy funksionarëve të mbrojtjes së Iranit, një kompani iraniane dhe anëtarët e një kompanie kineze, i ka futur në listën e sanksioneve. Vlen të theksohet Amerika pretendon se testimet raketore të Iranit shkelin rezolutën 2231 të OKB. Kjo rezolutë është miratuar dy vite më parë në përkrahje të marrëveshjes bërthamore të nënshkruar mes Iranit dhe Grupit 5+1.

Advertisements