Breaking News

FBI merr në pyetje dhëndrin e presidentit Trump

Zyra federale e hetimeve FBI në Amerikë ka marrë në pyetje Xherd Kushner, dhëndër i presidentit amerikan Donald Trump lidhur me lidhjet e tij me Rusinë gjatë fushatës elektorale.

Hetimet e FBI-së janë përqendruar në rastin e ndërhyrjes së Rusisë në shtabin elektoral të Trump. Për momentin FBI po shqyrton dhe heton çështjen e lidhjeve të Rusisë dhe Trumpit në zgjedhjet e vitit 2016 në  Amerikë. Ndërkohë presidenti amerikan ka hedhur poshtë çdo lloj lidhjeje të shtabit të tij elektoral me Rusinë gjatë kohës së zgjedhjeve presidenciale. Më herët mediat amerikane kanë raportuar se kreu i Uashingtonit i ka kërkuar ish-shefit të FBI-së, James Comey, që t’i jepte fund procesit hetimor të nisur për çështjen Michael Flynn, ish-këshilltari i Trump për çështjet e sigurisë Kombëtare që u shkarkua për shkak të komunikimit me Rusinë jashtë kornizave ligjore. Sipas një burimi informacioni konfidencial, Trump i kishte dërguar një shënim Comeyt, ku ndër të tjera shkruhej: “shpresoj që t’i japësh fund kësaj”. Gjithmonë duke ju referuar këtij kanali informacioni, shkresa ka mbërritur në zyrën e ish-shefit të FBI-së, një ditë pasi Michel Flynn dha dorëheqjen nga posti i tij.

Advertisements