Breaking News

3000 persona janë rrëmbyer nga ISIS në provincën Ninva të Irakut

Vëzhguesit e të drejtave të njeriut në Irak të enjten deklaruan se grupi terrorist ISIS ka rrëmbyer rreth 3000 civilë irakianë nga fshatrat në perëndim të provincës Ninva në veri të Irakut dhe i ka transferuar në afërsi të kufirit të këtij vendi me Sirinë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se vëzhguesit e të drejtave të njeriut në Irak kanë thënë se ISIS po bënë përpjekje të shfrytëzojë këta civilë si mburojë njerëzore përball forcave irakiane. Operacionet për çlirimin e Mosulit, qendër e provincës Ninva, kanë filluar në tetor të vitit 2016 dhe forcat irakiane pas 100 ditëve kanë çliruar pjesën lindore të Mosulit. Forcat irakiane operacionet për çlirimin e pjesës perëndimore të Musulit, i kanë filluar më 19 shkurt 2017, të cilat po vazhdojnë akoma. Grupi terrorist ISIS me mbështetjen financiare dhe me armatim nga Amerika dhe aleatet e saj perëndimorë dhe arabë, në vitin 2014, pushtoi qytetin Mosul.

Advertisements