Breaking News

Zarif: Ushtria e Sadam Husejnit dhe dollarët e sauditëve, ishin më të vogla se sa rezistenca e Iranit

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se çlirimi i qytetit Khorramshahr ishte disfata e ushtrisë së Irakut dhe e dollarëve naftor të sauditëve përball rezistencës së grave dhe burrave iranianë.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të mërkurën në një mesazh të publikuar në Twitter me rastin e përvjetorit të çlirimit të qytetit Khorramshahr ka thënë: “Ushtria e madhe e ish-diktatorit të Irakut Sadam Husejn e cila mbështetej nga Arabia Saudite, nuk arriti ta thyejë vullnetin dhe rezistencën e iranianëve”. Ministri i punëve të jashtme të Iranit edhe më para shumë herë ka kritikuar ashpër mbështetjen e Arabisë Saudite dhe të vendeve perëndimore ndaj ish-regjimit Ba’th të Sadam Husejnit në agresionin ushtarak kundër Iranit mes viteve 1980-1988.  Vlen të theksohet se të mërkurën më 24 maj ishte përvjetori i çlirimit të qytetit Khorramshahr në jugperëndim të Iranit që ndodhi në vitin 1982. Kjo ditë, në kalendarin e Republikës Islamike të Iranit është shënuar si Dita e Rezistencës, Sakrificës dhe Fitores. Çlirimi i qytetit Khorramshahr ishte një prej objektivave më të rëndësishme të operacioneve Bejtul-Mokades gjatë luftës imponuese të Irakut me Iranin dhe ky qytet u çlirua pas 578 ditëve që ishte pushtuar nga regjimi Ba’th i Irakut.

Advertisements