Breaking News

Amerika vendos më shumë sanksione kundër Iranit, Kerry paralajmëron

Sekretari i Thesarit të Amerikës deklaroi se Uashingtoni po shqyrton një plan për vendosjen e më shumë sanksioneve kundër Iranit dhe do të rishikojë lejen e lëshuar më parë për shitjen e avionëve civilë Boeing dhe Airbus, Iranit.

Kanali televiziv Sky News njoftoi se Stiven Manuçin, sekretari i thesarit të Amerikës, deklaroi se në Departamentin e Thesarit, ai do të bëjë çdo gjë për të mbrojtur jetën e amerikanëve duke vendosur me shumë sanksione kundër Iranit, Sirisë dhe Koresë Veriore. Manuçin gjithashtu deklaroi se Amerika do ta rishikojë edhe lejen e lëshuar më parë për shitjen e avionëve civilë Boeing dhe Airbus, Iranit. Këto deklarata bëhen në kohën kur Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit, në kohën e marrjes së votëbesimit në Senatin e Amerikës, kishte thënë se Uashingtoni do ta rishikojë marrëveshjen bërthamore të nënshkruar mes Iranit dhe Grupit 5+1.  Irani që nga koha e fillimit të zbatimit të marrëveshjes bërthamore ka nënshkruar tre marrëveshje për blerjen e avionëve civilë me kompanitë Airbus, Boeing dhe ATR dhe vlera e këtyre kontratave kap shumën mbi 10 miliardë dollarë. Nga ana tjetër, Xhon Kerry, ish-sekretari amerikan i shtetit, ka paralajmëruar për pasojat dhe ndikimin negativ të vendosjes së sanksioneve të reja kundër Iranit mbi marrëveshjen bërthamore.

Advertisements