Breaking News

300 miliardë dollarë, përkulin Donald Trump përballë mbretit saudit

Gazeta amerikane shkruan: Donald Trump është përkulur dhe gjunjëzuar përballë mbretit të Arabisë Saudite për të marrë medaljen e nderit të sauditëve në një kohë kur 5 vite më parë Barack Obama është kritikuar rëndë për shkak se është përkulur përballë mbretit të Arabisë Saudite.

Ndërkohë presidenti Donald Trump është akuzuar për dyfytyrësi menjëherë pasi ai është përkulur përballë mbretit të Arabisë Saudite për marrjen e medaljes së artë. Një analizë e mesazheve të Trump në Twitter tregon se presidenti amerikan që kur ka marrë në dorë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë shumë herë i ka shkelur fjalët dhe premtimet et ij të mëparshme. “Barack Obama është përkulur përballë mbretit të Arabisë Saudite mirëpo demokratët kanë sfiduar talentin diplomatik të Mit Romney”, ky ishte mesazhi i shkruar nga Donald Trump në vitin 2012 në kohën kur Barack Obama u përkul përballë mbretit Abdullah për të marrë medaljen e nderit të sauditëve. Në vitin 2009, republikanët kanë kritikuar tepër rëndë presidentin amerikan për shkak të përkuljes së tij përballë mbretit të Arabisë Saudite. Siç shkruan gazeta Uashington Post, vetë Donald Trump për vite me radhë, këtë çështje e ka quajtur shenjë dobësie të Barack Obamës.

Advertisements