Breaking News

Ushtria siriane 6 km pranë qendrës më të madhe të ISIS në lindje të Alepos

Forcat e ushtrisë së Sirisë në vazhdim të operacioneve të tyre në lindje të Alepos, kanë çliruar pesë qyteze dhe dy fshatra të tjera në këtë mënyrë arritën 6 km afër qytetit Al-Maskene i cili ndodhet akoma nën pushtimin e grupit terrorist ISIS.

Faqja informative Pars Today njoftoi se ushtria e Sirisë dhe aleatet e saj të martën kanë zgjeruar operacionet e tyre dhe kanë avancuar në disa fronte në lindje të Alepos. Burimet e forcave kryengritëse kanë thënë se këto operacione janë përqendruar në Fermën e Dytë dhe në lartësitë Fida në jug të aeroportit ushtarak Al-Xherah. Avionët luftarakë të Sirisë gjithashtu kanë bombarduar pozicionet e terroristëve të ISIS në qytetin Maskene i cili konsiderohet qendra më e madhe e terroristëve të ISIS në lindje të Alepos. Forcat siriane në vazhdimin të operacioneve të tyre kanë çliruar tërësisht zonën Ferma e Dytë që ndodhet në perëndim të qytetit Maskene. Burimet informative të kryengritësve kanë thënë se ushtria siriane ka arritur të çlirojë kate qytete në lindje të Alepos si dhe kanë marrë në kontroll rajonin Al-Axhuzija.

Advertisements