Breaking News

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Infektimi me kolerën në Jemen është shtuar me 50%

Organizata Botërore e Shëndetësisë të martën njoftoi shtimin me 50% të rasteve të infektuara me sëmundjen e kolerës në Jemen si pasojë e vazhdimit të agresionit ushtarak dhe bllokadës së Arabisë Saudite ndaj këtij vendi.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi: “Nga data 27 prill kur u konfirmua përhapja e sëmundjes së kolerës në Jemen e deri më tani, janë regjistruar 35.217 persona të infektuar me këtë sëmundje. Të premten Nevio Zagaria, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Jemen, ka deklaruar se numri i personave të infektuar me sëmundjen e kolerës në Jemen është 23.500 persona. Sipas tij, deri më tani 242 jemenas kanë humbur jetën për shkak të sëmundjes së kolerës. Arabia Saudite me mbështetjen e Amerikës, në mars të vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe ka vendosur bllokadë të hekur tokësore, detare dhe ajrore ndaj këtij vendi. Agresioni ushtarak i Arabisë Saudite dhe bllokada e hekur kundër Jemenit është bërë shkak që populli jemenas të përballet me mungesa të mëdha në sektorin e shëndetësisë dhe medikamenteve.

Advertisements