Breaking News

Koreja e Veriut, në prag të prodhimit të raketave bërthamore me rreze të gjatë veprimi deri në Amerikë

Sipas një raporti të Agjencisë Informative Mbrojtëse të Amerikës, raport i dërguar në Senatin amerikan, thuhet se Koreja e Veriut po punon për ndërtimin e një rakete të pajisur me koka bërthamore e cila do të ketë rreze të gjatë veprimi dhe mund të arrijë të sulmojë territorin amerikan.

Gjeneral Vinset Stuart, drejtori i kësaj agjencie dhe Dan Kotes drejtor i Agjencisë Informative Kombëtare në Amerikë, në një takim me komitetin e shërbimeve të armatosura në Senatin Amerikan, kanë analizuar programin e fundit raketor të Koresë së veriut. Ky takim u organizua vetëm pak pas testimeve të raketave balistike me rreze të mesme veprimi nga ana e Koresë së Veriut. Koreja e Veriut priti fillimin e javës për të publikuar videon e lëshimit të fundit balistik të vendit. Peniani njoftoi të hënën se kishte testuar me sukses, ditën e dielë, një raketë me rreze të mesme veprimi, për të konfirmuar sigurinë e fazës së fundit të komandimit të kokave raketore, gjë që dëshmon një rritje të aftësisë së tij për goditjen e shënjestrave në tokën amerikane. Ministri koreano-jugor i Mbrojtjes mendon se fqinji i saj problematik ka arritur të përftojë të dhëna të rëndësishme nga testi i disa ditëve më parë. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar provën e fundit të një rakete balistike të Koresë së Veriut, duke e quajtur shkelje “flagrante dhe provokim”, i sanksioneve të OKB-së ndaj provave të raketave balistike. Një panel i OKB-së është zotuar se do të vendosë sanksione të reja, pasi më 21 maj, Koreja e Veriut kreu një tjetër test të një rakete balistike me rreze të mesme veprimi, test të cilin Penjani tha se ishte i “suksesshëm”.

Advertisements