Breaking News

Amerika dhe Arabia Saudite nënshkruajnë kontratë 250 milionë dollarë për trajnime ushtarake

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi për nënshkrimin e një kontrate në vlerë 250 milionë dollarë me Arabinë Saudite për trajnimin ushtarak tre vjeçar të forcave ushtarake saudite.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Agjencia për Bashkëpunim të Amerikës në Mbrojtje dhe Siguri ka lëshuar një komunikatë në të cilën thuhet se Pentagoni ka nënshkruar një kontratë për trajnimin e forcave detare të Arabisë Saudite për një periudhë tre vjeçare vlera e të cilës është 250 milionë dollarë. Në këtë komunikatë thuhet: “Ky program për trajnim ushtarake përfshinë fusha të ndryshme si patrullimin detar dhe mbrojtja e infrastrukturës industriale të ndjeshme, si dhe në fushën e komunikimit detar. Sipas komunikatës së kësaj agjencie, kjo kontratë është nënshkruar me qëllim të ngritjes së aftësive të forcave detare saudite për kryerjen e operacioneve të përbashkëta me Amerikës dhe vendet e tjera aleate. Në bazë të kësaj kontrate, 88 instruktorë ushtarakë gjatë 3 viteve të ardhshme do të marrin pjesë në procesin e trajnimit të forcave ushtarake të Arabisë Saudite. Pala amerikane ka deklaruar se kjo kontratë ndihmon realizimin e qëllimeve të sigurisë kombëtare dhe të politikës së jashtme të Uashingtonit nëpërmjet ngritjes së aftësive të një partneri rajonal.

Advertisements