Breaking News

Ruhani: Mesazhi i zgjedhjeve ishte uniteti dhe solidariteti i popullit iranian

Presidenti iranian Hasan Ruhani deklaroi se populli iranian votoi për moderim dhe logjikë në zgjedhjet e fundit presidenciale në vend.

Presidenti e bëri këtë deklaratë në praninë e përfaqësuesve të mediave vendase dhe të huaja në konferencën e tij të parë për shtyp të hënën që nga fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale të 19 Majit. z. Ruhani e përshkroi pjesëmarrjen në zgjedhje si "të paprecedent në historinë iraniane", duke thënë se nëse të gjithë ata që kishin qëndruar në radhët e gjata në qendrat e votimit kishin arritur të votonin, kjo shifër do të ishte rritur në 45 milionë.  Presidenti Ruhani tha se gënjeshtrat në fushatën presidenciale nuk arritën të japin rezultate, duke shtuar se kombi iranian hodhi poshtë përpjekjet shkatërruese dhe vërejtjet e pasakta. Presidenti iranian deklaroi se iranianët dëshmuan se nuk mund të mashtrohen nga premtime të paarsyeshme. Ai tha se pjesëmarrja e lartë e popullit iranian në zgjedhjet e fundit tregoi se iranianët përcollën mesazhin se ata janë një komb dhe duan të dëgjohen. "Njerëzit thanë" po "për unitetin dhe balancën," theksoi ai. Ruhani vuri në dukje se iranianët votuan për planet për të zhvilluar ekonominë e vendit në zgjedhjet e fundit dhe shtoi se askush nuk ka të drejtë të imponojë vullnetin e tij ndaj të tjerëve. Duke iu referuar Samitit Arabo-Islamik- Amerikan, që u zhvillua të dielën në kryeqytetin saudit Riad, Ruhani tha se tubimi, i cili mblodhi 55 vende, ishte "vetëm një show" pa ndonjë vlerë politike. "Popujt irakian, libanez dhe sirian kanë qëndruar kundër terroristëve dhe diplomatët dhe këshilltarët ushtarakë iranianë po i ndihmojnë ata", shtoi presidenti iranian. Ai tha se askush nuk mund të pretendojë se stabiliteti do të rivendoset në rajon pa rolin e Iranit, duke shtuar: "Administrata amerikane nuk ka luftuar kurrë me terrorizmin, por populli amerikan është padyshim kundër terroristëve dhe nuk duan terrorizëm në botë". "

Ne po presim që administrata e re amerikane të arrijë një stabilitet mendor. Zyrtarët amerikanë gjithmonë kanë gabuar në rajonin tonë,” tha Ruhani dhe shprehu shpresën se administrata amerikane do të marrë në konsideratë interesat e popullit të saj. Presidenti i RII u pyet për marrëveshjen e armëve midis SHBA dhe Arabisë Saudite me vlerë rreth 110 miliardë dollarë, e cila do të arrijë në 350 miliardë dollarë gjatë 10 viteve, plus një sërë marrëveshjesh të tjera. Ai kujtoi se Arabia Saudite kishte dhënë gati 100 miliardë dollarë për ish diktatorin irakian, Sadam Husein, gjatë luftës së imponuar të Irakut ndaj Iranit në vitet 1980. “Arabia Saudite mund të mendojë se duhet të blejë armë, por ne nuk kemi nevojë për të blerë armë. Ne po prodhojmë armë dhe jemi të aftë të prodhojmë çdo lloj arme që na nevojitet”- tha presidenti iranian. “Unë mendoj se Arabia Saudite nuk do të jetë në gjendje të përdorë armë të tilla dhe do të detyrohet të sjellë këshilltarët amerikanë në territorin e saj”- shtoi ai. Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me komentet e fundit nga sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson, i cili i bëri thirrje presidentit iranian për t’u dhënë fund testeve raketore balistike të vendit dhe mbështetjes për terroristët, Ruhani tha se këto ishin vetëm “ëndrra”. “Për mbrojtjen e tij, armët e tij dhe kërkesat e tij, populli iranian nuk do të pyesë askënd dhe as nuk do të marrë leje nga askush”- vuri në dukje shefi i ekzekutivit iranian. “Iranianët kanë marrë vendimin e tyre dhe duan të jenë gjithmonë të fuqishëm dhe të fortë”- tha ai, duke shtuar se nëse Irani nuk posedon armë dhe raketa, disa do të “bëjnë një llogaritje të gabuar” siç kishin bërë në të kaluarën kur shkaktuan luftë dhe kaos në rajon. Ai përsëriti se programi raketor i Iranit synonte të nxiste paqen dhe jo agresionin.

Advertisements