Breaking News

Qytetarët jemenas protestojnë kundër OKB

Qytetarët jemenas janë mbledhur në një protestë të gjerë në Sana, kryeqytetin e Jemenit dhe kanë protestuar njëkohësisht me arritjen e Ismail Ould Shejkh Ahmed, përfaqësuesi special i OKB për çështje të Jemenit, duke kërkuar heqjen e bllokadës ndaj aeroportit ndërkombëtar të Sanas.

Kanali televiziv Al-Masira njoftoi se Ismail Ould Shejkh Ahmed të hënën pasdite arriti në Sana që të takohet me grupet jemenase për të krijuar rrethanat për fillimin e raundit të ri të negociatave për paqe. Qytetarët jemenas në protestën e madhe të organizuar në Sana, gjithashtu, kanë theksuar heqjen e plotë të bllokadës kundër popullit të Jemenit. Protestuesit jemenas gjatë kësaj proteste kanë dënuar heshtjen e turpshme të OKB ndaj problemeve dhe vuajtjeve të popullit jemenas. Protestuesit në protestën e tyre kundre Ismail Ould Shejkh Ahmed kanë lëshuar edhe një deklaratë në të cilën kanë theksuar se agresioni ushtarak i Arabisë Saudite dhe bllokada e vendosur kundër popullit jemenas janë bërë shkak për krijimin e kushteve kritike dhe tepër të vështira për popullin e Jemenit dhe shumë të sëmurë kanë humbur jetën për shkak se nuk janë lejuar të dërgohen në ndonjë vend tjetër për tu kuruar.

Advertisements