Breaking News

Presidentët e Iranit dhe të Francës theksojnë zgjerimin e bashkëpunimeve

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka zhvilluar një bisedë telefonike me Emmanuel Macron, presidentin e Francës, ku vuri në dukje marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimet mes të dy vendeve dhe theksoi zgjerimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Francës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se z. Hasan Ruhani, presidenti i Iranit, të hënën pasdite në bisedë telefonike me presidentin e Francës, e vlerësoi pozitivisht vizitën e tij dy vite më parë në Francë dhe tha se kjo vizitë ka ndikuar në zgjerimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve. Presidenti i Iranit me këtë rast gjithashtu, vuri në dukje rolin pozitiv të Francës në negociatat bërthamore të Iranit dhe Grupit 5+1 dhe arritjen e marrëveshjes dhe theksoi mënjanimin e pengesave bankare dhe financiare në rrugën e zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare të Iranit dhe Francës. Z. Ruhani shtoi: “Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore”.  Nga ana e tij Emmanuel Macron, presidenti i Francës, pasi uroi z. Hasan Ruhani për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Iranit, theksoi nevojën e zgjerimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve mes të dy vendeve në fusha të ndryshme. Presidenti i Francës me këtë rast deklaroi se marrëveshja bërthamore është një marrëveshje e rëndësishme në kuadër të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare, prandaj për arritjen e zhvillimit ekonomik dhe për ngritjen e nivelit të bashkëpunimeve me Iranin, të gjithë duhet të mbështesin marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1. Presidenti i Francës në vazhdim vuri në dukje rolin e rëndësishëm të Iranit në zgjidhjen e krizës së Sirisë dhe në luftën kundër terrorizmit dhe theksoi: “Të gjitha vendet duhet të bëjnë përpjekje për vendosjen e stabilitetit dhe qetësisë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe për vazhdimin e luftës kundër terrorizmit me seriozitet më të madh”.

Advertisements