Breaking News

Përpjekja e BE dhe e FMN për akordin me Greqinë

Ministrat e financave të eurozonës dhe FMN do të mblidhen për të arritur një akord për uljen e borxheve të Greqisë.

Sipas një njoftimi të Parstoday, takimi do të mbahet sot në Bruksel ku do të diskutohet për kushtet e lirimit të këstit të ri të ndihmave financiare për Greqinë. Greqia ka nevojë për kredi të re për të shpaguar disi borxhin e saj prej 7.3 miliard euro. Në rast se Greqia nuk merr kredinë e radhës ekziston mundësia që shteti të falimentojë. Kohët e fundit Athina është kthyer sërish në arenë përleshjesh mes anarkistëve dhe forcave të rendit. Përballja e radhës filloi rreth mesnatës, në zonën pranë Politeknikumit të Athinës, e u shtri në pothuaj çdo rrugicë të lagjes rebele “Eksarqia”. Dhjetëra anarkistë, të ndarë në grupe 10-15 vitesh, sulmuan në mënyrë të koordinuar të gjitha patrullat e policisë që ndodheshin në qendër të kryeqytetit helen, duke krijuar konfuzion fillimisht në forcat e rendit. Anarkistët hodhen kokteje molotovi dhe gurë kundër forcave të rendit, të cilat përdorën gjerësisht kimikate dhe granata shpërthyese. Prej përleshjeve, që zgjatën deri në orën 5 të mëngjesit, u dëmtuan rëndë dhjetëra automjete, disa prej të cilave u dogjën plotësisht. Policia deklaroi se ka arrestuar 5 anarkistë, ndaj të cilëve do të ngrihen akuzat për shkatërrim prone dhe prishje të qetësisë publike.

Advertisements