Breaking News

Franca dhe Italia të gatshëm për kryerjen e reformave në BE

Emanuel Makron president i Francës dhe Paolo Xhentiloni kryeministër i Italisë ditën e dielë në një takim të mbajtur në pallin Eliza theksuan gatishmërinë e vendeve të tyre për të kryer reforma në BE.

Sipas një artikulli të Le Figaro, presidenti Makron në këtë takim diskutoi për krizën e emigrantëve në Evropë dhe shtoi se paralajmërimet e Italisë lidhur me dyndjen e emigrantëve në Evropë nuk janë marrë parasysh nga Evropa. Presidenti i Francës tha se Parisi kërkon reforma në Evropë dhe më shumë bashkëpunim mes partnerëve si Italia dhe Gjermania. Makron gjithashtu kërkoi krijimin e potencialeve të përbashkëta financiare në eurozonë. Paolo Xhentiloni kryeministër i Italisë gjithashtu në takimin e me presidentin e Francës shprehu gatishmërinë e tij për më shumë solidaritet dhe unitet në eurozonë. Ai kërkoi një politikë të unifikuar mbi emigrantët në Evropë dhe zgjerimin e unitetit monetar, financiar dhe bankar të Evropës.

 

Advertisements