Breaking News

Protesta kundër kryeministrit në Spanjë

Me mijëra qytetarë spanjollë janë mbledhur në një protestë në Madrid dhe kanë protestuar kundër politikës së kryeministrit të Spanjës.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se të shtunën në mbrëmje me mijëra qytetarë spanjollë kanë marrë pjesë në protestat e organizuara në sheshin e madh të Madridit kundër politikës së qeverisë së Mariano Rajoy, kryeministrit të Spanjës. Këto protesta janë organizuar për shkak të zbulimit të korrupsionit të madh të partisë në pushtet. Protestuesit gjatë kësaj proteste kanë hedhur slogane si “Ne do t’ju dëbojmë juve” dhe “Mjaft korrupsionit”. Gjykata e Spanjës në muajin prill ka thirrur Mariano Rakhoy si një dëshmitar në një dosje të korrupsionit financiar në këtë vend, mirëpo akoma nuk është caktuar data për dëgjimin e dëshmisë së Rakhoy. Politika e qeverisë aktuale të Spanjës aktualisht është nën ndikim të një varg dosjeve të hapura për korrupsion si dosja e quajtur “Grutel” që u hap në tetor të vitit 2016. Në këtë dosje akuzohen shtatë funksionarë të lartë të partisë në pushtet në Spanjë.

Advertisements