Breaking News

Liderët e botës urojnë z. Hasan Ruhani

Shumë liderë dhe funksionarë të lartë të vendeve të ndryshme të botës pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve presidenciale në Iran dhe konfirmimit të fitores së z. Hasan Ruhani, kanë dërguar mesazhe urimi për presidentin e ri të Iranit.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se presidenti i Francës në një mesazh urimi, ka uruar popullin iranian dhe z. Hasan Ruhani për fitoren në zgjedhjet e 12-ta presidenciale në Iran. Emmanuel Macron në këtë mesazh kërkoi forcimin e marrëdhënieve ekonomike, shkencore dhe kulturore të Francës dhe Iranit. Presidentët e Rusisë, Venezuelës dhe Kazakistanit, si dhe ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, gjithashtu, të shtunën në mbrëmje me anë të mesazheve të ndara kanë uruar z. Hasan Ruhani për fitoren e arritur në zgjedhjet e 12-ta presidenciale të Iranit. Zigmar Gabriel, ministri i jashtëm i Gjermanisë, në mesazhin e tij ka uruar z. Hasan Ruhani për fitore në këto zgjedhje dhe kërkoi zgjerimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve. Gjithashtu, presidentët e Kinës, Sirisë, Irakut dhe emiri i Katarit me anë të mesazheve të ndara, kanë uruar fitoren e z. Hasan Ruhani në zgjedhjet e 12-ta presidenciale të Iranit. Shinzu Abe, kryeministri i Japonisë, Paolo Gentiloni, kryeministri i Italisë, Boris Xhonson, ministri i jashtëm i Anglisë, Narendra Modi, kryeministri i Indisë, me anë të mesazheve të ndara, kanë uruar fitoren e z. Hasan Ruhani në zgjedhjet presidenciale të Iranit që u zhvilluan ditën e premte. Dje gjithashtu edhe Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, me anë të një mesazhi uroi z. Hasan Ruhani për këtë fitore dhe deklaroi gatishmërinë e Bashkimit Evropian për bashkëpunim me Iranin në të gjitha fushat.

Advertisements