Breaking News

Presidencialet në Iran: Hasan Ruhani kryeson me mbi 22 milion vota

Në bazë të rezultatit të deritanishëm të zgjedhjeve të 12-ta presidenciale në Iran, Hasan Ruhani prin me mbi 22 milion vota.

Ali Asgar Ahmadi, kreu i Shtabit Qendror të Zgjedhjeve në Iran, në pjesën e dytë të rezultatit të zgjedhjeve deklaroi se deri tani janë numëruar 40 milion e 76 mijë e 729 vota, prej të cilave 38 milion e 914 mijë e 470 kanë qenë vota të sakta. Nga këto vota kandidati Hasan Ruhani ka marrë 22 milion e 796 mijë e 468 vota, Sejed Ibrahim Raisi Sadat 15 milion e 452 mijë e 194 vota, Mustafa Aga Mirsalim 455 mijë e 211 vota dhe Mustafa Hashemi Taba 210 mijë e 597 vota. Shefi i Shtabit Qendror të Zgjedhjeve në Iran gjithashtu deklaroi se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve presidenciale do të publikohet zyrtarisht nga Abdul’reza Rahmani Fazli, ministër i brendshëm, në orën 14:00. Zgjedhjet e 12-ta presidenciale dhe të këshillave islamik për qytetet dhe fshatrat në Iran, u organizuan dje në Iran dhe në 102 vende të tjera të botës. Në këto zgjedhje kishin të drejtë vote mbi 56 milion votues nga të cilët kanë votuar mbi 40 milion persona me të drejtë vote.

Advertisements