Breaking News

Boruxherdi: Vendet e rajonit do të rishikojnë marrëdhëniet e tyre me Iranin

Kryetari i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme në Parlamentin e Iranit deklaroi se pas pjesëmarrjes së gjerë të qytetarëve iranianë në zgjedhjet presidenciale të Iranit, vendet e rajonit do të rishikojnë marrëdhëniet e tyre me Republikën Islamike të Iranit.

Zgjedhjet e 12-ta presidenciale të Iranit dhe zgjedhjet e pesta për këshilla lokalë të qyteteve dhe fshatrave u zhvilluan të premten më 19 maj në Iran dhe në 102 vende të tjera të botës. Alaudin Boruxherdi, kryetari i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme në Parlamentin Islamik të Iranit, të shtunën deklaroi: “Populli i Iranit me pjesëmarrje të gjerë në zgjedhjet presidenciale, i ka dhënë një përgjigje të fuqishme armiqve të cilët mendojnë se me sanksione dhe presion mund ta gjunjëzojnë Iranin. Vendet perëndimore pohojnë se pjesëmarrja e gjerë e popullit të Iranit është e pashembullt dhe ka zhgënjyer të gjithë faktorët armiqësorë që zhvillojnë luftë ekonomike kundër Iranit”. Ai gjithashtu, vuri në dukje ftesën e Arabisë Saudite për krerët e vendeve islame që të shkojnë në Riad për të marrë pjesë në takimin me Donald Trump dhe theksoi: “Amerika gjithmonë ka synuar të krijojë probleme për sistemin shtetëror të Republikës Islamike të Iranit, mirëpo pjesëmarrja e gjerë e popullit të Iranit në zgjedhje gjithnjë ka neutralizuar komplotet dhe veprimet armiqësore të Amerikës”.

Advertisements