Breaking News

BE fton në darkë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq ka theksuar se zgjidhja e krizës së stërzgjatur politike në Maqedoni është rezultat i punës së fuqishme dhe vullnetit politik. Sipas saj rajoni i Ballkanit Perëndimor ka perspektivë evropiane dhe për këtë qëllim BE-ja është e përkushtuar fuqishëm. Kocijanciq tha se BE-ja do të vazhdojë të punojë me të gjitha vendet e rajonit përfshi këtu edhe Maqedoninë dhe për këtë qëllim përfaqësuesja e lartë e Unionit Federika Mogerini i ka ftuar kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në një darkë joformale në Bruksel, e cila do të mbahet në 24 maj. Edhe pse Kocijanciq theksoi qartë se ftesë për darkë iu është dërguar kryeministrave të vendeve të rajonit nuk deshi të publikojë emrat e tyre. Ajo nuk dha një përgjigje të prerë nëse në Bruksel do të ftohet Zoran Zaevi si mandatar për kryeministër apo kryeministri teknik Emil Dimitriev, por tha se emrat do të bëhen publik pak para se të mbahet darka.

Arritja e marrëveshjes është rezultat i punës së fuqishme dhe vullnetit politik. Dhe kur flasim për Ballkanin Perëndimor, e dini se është rajon që ka perspektivë në BE, dhe rajon në të cilin BE-ja është fuqishëm e përkushtuar. Sa i përket Maqedonisë dhe Shqipërisë, e keni vërejtur që ne reaguam për ngjarjet në këto shtete, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në përkrahjen e dy shteteve, por edhe të tërë rajonit. Jeni të vetëdijshëm se përfaqësuesi i lartë i BE-së i ftoi kryeministrat e Ballkanit Perëndimorë në takim pune javën e ardhshme këtu në Bruksel. Emrat e pjesëmarrësve do të dihen para takimit. Ju lus për durim, deri më 24 maj do ta dini se kush do të vjen – deklaroi Maja Kocijançiq, Zëdhënëse e KE-së.

Advertisements