Breaking News

Assange pas akuzave për abuzim seksual: Lufta tani ka filluar

Themeluesi i faqes informative WikiLeaks pasi prokuroret suedezë kanë anuluar dosjen kundër tij për abuzim seksual, theksoi se lufta e gjithanshme tani ka filluar.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Julian Assange, themeluesi i faqes së internetit WikiLeaks i cili që nga viti 2012 është strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër për të mos u ekstraduar në Suedi, doli në ballkonin e ambasadës për të festuar këtë ngjarje. Megjithëkëtë policia e Londrës ka deklaruar se në rast se Assange do të dalë jashtë nga ambasada e Ekuadorit, do të arrestohet ndërsa autoritetet amerikane kanë paralajmëruar se WikiLeaks akoma konsiderohet një faqe internetive armiqësore e inteligjencës dhe themeluesi i saj është nën hetime. Ndërkohë që Assange i veshur me rroba të zeza është paraqitur në mesin e përkrahësve të tij dhe para gazetarëve deklaroi: “Sot është një fitore shumë e rëndësishme. Mirëpo anulimi i kësaj dosje nuk e zgjidh çështjen kryesore që është shtatë vite burg pa krye kurrfarë krimi! Pavarësisht se ky burgim mund të jetë në shtëpi, në burg ose brenda në ambasadë dhe pa dritën e diellit!”. Avokati i Assange ka deklaruar se klienti i tij ka shkuar në ambasadën e Ekuadorit për këtë arsye se e dinte vetëm aty mund të strehohet. Ndërkohë nëna e Assange ka kërkuar nga qeveria e Australisë që t’i japë një pasaportë të re Assange në mënyrë që ai të mund të largohet nga Anglia.

Advertisements