Breaking News

Presidenti iranian: Pjesëmarrja e gjerë e qytetarëve në zgjedhjet presidenciale, forcë kombëtare

Presidenti i Iranit duke theksuar në pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve iranianë në zgjedhjet presidenciale të Iranit, deklaroi: “Kandidati që fiton zgjedhjet, duhet të ndihmohet nga të gjithë në mënyrë që ta kryejë me sukses këtë përgjegjësi dhe secili kandidat që fiton, duke filluar nga nesër, ai duhet ndihmuar me unitet, solidaritet dhe vullnet të madh në administrimin sa më të mirë të vendit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani të premten në mëngjes shkoi në një qendër lokale të votimit në Teheran dhe hodhi votën në kuti të votimit për zgjedhjet presidenciale dhe për zgjedhjet e këshillave lokal të Iranit. Ai pas votimit në një prononcim për media, deklaroi: “Sot është një ditë shumë e madhe për popullin e Iranit, sepse në këtë ditë të gjithë qytetarët iranianë shfrytëzojnë të drejtën për përcaktimin e fatit të vendit të tyre duke marrë pjesë në nivel të gjerë në zgjedhjet presidenciale dhe në zgjedhjet e këshillave lokalë”.

 

Advertisements