Breaking News

Lideri suprem i RII voton në zgjedhjet presidenciale dhe ato lokale

Lideri suprem i Revolucionit islamik ka votuar sot në zgjedhjet e 12-ta presidenciale dhe në zgjedhjet e pesta për këshillat e qyteteve dhe fshatrave në vendvotimin e vendosur në husieninë Imam Khomeini (ra) në Teheran.

Ajetollah Khamenei, Lideri suprem i Revolucionit islamik, duke e quajtur të rëndësishëm procesin e zgjedhjeve për popullin iranian, ka thënë: Sa më shumë dhe sa më shpejtë të jetë e mundur, merrni pjesë në zgjedhje! Lideri suprem i Revolucionit Islamik, ka shtuar: Fati i vendit është në duart e popullit, sepse në këto zgjedhje do të zgjidhet udhëheqësi i shtyllës ekzekutive të pushtetit. Ai po ashtu edhe zgjedhjet për këshillat e qyteteve dhe të fshatrave i ka quajtur të një rëndësie të veçantë dhe ka shtuar: Në këto zgjedhje dikush do të zgjidhet për t’i shërbyer qytetit dhe fshatit. Lideri suprem i Revolucionit islamik në fund ka shtuar: Populli të merr pjesë në zgjedhje në mënyrë të kujdesshme dhe me zgjuarsi.

Advertisements