Breaking News

Gjermania pezullon Shengenin!

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere njoftoi një plan për të futur kontrollet e kufijve të vendit gjatë samitit të ardhshëm të G20, njoftoi të mërkurën gazeta gjermane Die Welt.

Një zëdhënës i ministrisë konfirmoi se kufijtë e Zonës së Shengenit të Gjermanisë do të kontrolloheshin “bazuar në kërkesat e sigurisë më të larta.Samiti G20 pritet të zhvillohet në Hamburg më 7 dhe 8 korrik. Ministria nuk ka zbuluar kohën dhe shtrirjen e kontrolleve kufitare, ndërsa është parandalimi i hyrjes në Gjermani të atyre personave që mund të jenë shkaktar të dhunës gjatë samitit. Për vendimin, De Maiziere ka njoftuar tashmë në një letër Këshillin Evropian, Komisionin Evropian, vendet anëtare të BE, konferencën e ministrave të brendshëm dhe qytetin e Hamburgut. Letra deklaron se kontrollet kufitare ishin të nevojshme për samitin në dritën e “situatës së tensionuar të sigurisë të karakterizuar nga terrorizmi”.

Advertisements