Breaking News

Fillon votimi për presidentin e ardhshëm të Iranit

Raundi i 12-të i zgjedhjeve presidenciale të RII ka filluar sot me urdhër të ministrit të brendshëm të RII në orën 8:00 sipas orës lokale të Teheranit.

Sejed Ebrahim Reisi Sadat, Hasan Ruhani, Mostafa Agha Mir Salim dhe Mostafa Hashemi Tabai, janë katër kandidatët për president në zgjedhjet e 12-ta presidenciale të RII. Para disa ditësh nga gara janë tërhequr Mohamed Baker Ghalibaf për të mbështetur kandidatin Sejed Ebrahim Raisi dhe Es’hak Xhehangiri për të mbështetur kandidatin Hasan Ruhani. Sipas ministrit të brendshëm të RII z. Abdulreza Rahmani Fazli, koha e votimit do të zgjasë deri në kohën kur nëpër kutitë e votimit nuk do të ketë asnjë votues, pra nëse do të jetë e nevojshme do të ketë edhe shtyrje të kohës së paraparë për votim. Mbi 56 milionë e 410 mijë iranianë kanë të drejtë vote dhe mund të marrin pjesë në zgjedhjet e zhvilluara sot (e premte). Dje, Ministria e Jashtme e Iranit njoftoi se iranianët me banim jashtë vendit mund të hedhin votat e tyre për zgjedhjet e 12-ta presidenciale në 310 vendvotime në 102 vende të botës.

 

Advertisements