Breaking News

Filloi heshtja pas fushatës elektorale në Iran

Koha e fushatës elektorale të kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të Iranit përfundoi sot (të enjten) në ora 08:00 sipas kohës lokale.

Hasan Ruhani, Ibrahim Raisi, Mostafa Hashemi Taba dhe Mostafa Agha Mir Selim janë kandër nga gjashtë kandidatët e zgjedhjeve presidenciale të Iranit që kanë mbetur me programin e tyre elektoral dhe ditën e mërkurë kanë zhvilluar programet e tyre elektorale me përkrahësit dhe qytetarët iranianë. Muhamed Bagher Ghalibaf, kandidati për zgjedhjet presidenciale të Iranit, është tërhequr në favor të kandidatit tjetër Ibrahim Raisi, ndërsa kandidati Is’hak Xhahangiri është tërhequr nga konkurrenca zgjedhore në favor të Hasan Ruhani, kandidat tjetër dhe president aktual i Republikës Islamike të Iranit. Hasan Ruhani të mërkurën në një tubim me përkrahësit e tij në qytetin Mashhad në verilindje të Iranit, theksoi se sot është një ditë përcaktuese për popullin e madh të Iranit. Qeverisja e vendit është në duart e popullit të Iranit dhe të gjithë funksionarët duhet të jenë shërbëtor të popullit të Iranit”. Duke thënë se populli dhe të rinjtë e Iranit kërkojnë zhvillimin dhe progresin e vendit, z. Ruhani kërkoi nga të gjithë qytetarët e Iranit që të shkojnë pranë kutive të votimit me qetësi dhe duke respektuar rendin dhe sigurinë.

Ibrahim Raisi, kandidati tjetër i zgjedhjeve të 12-ta presidenciale të Iranit, gjithashtu, të mërkurën gjatë një tubimi me përkrahësit e tij në qytetin Boxhnurd në Khrasanin Verior, tha se në fushën e teknologjisë informative (IT) do të krijojë 400 mijë vende të reja pune. Ai shtoi: “Do të zgjerojmë në masë shumë të madhe sferën virtuale, për arsye se India nga kjo fushë krijon të ardhura më shumë se sa që krijojmë ne nga shitja e naftës. Duke ruajtur dinjitetin e qytetarëve, do të shtojmë punësimin dhe për çdo vit do të krijojmë një milion vende të reja të punës”.

Mostafa Agha Mir Selim, kandidati tjetër në zgjedhjet presidenciale të Iranit, të mërkurën në një program special në kanalin e dytë të Radiotelevizionit të Iranit, deklaroi: “Programi ynë do të përqendrohet në luftën kundër korrupsionit dhe diskriminimit ekonomik dhe ekonomia rezistente është rruga nëpërmjet të së cilës vendi do të tejkalojë problemet ekonomike”.

Mostafa Hashemi Taba, kandidati i katërt i zgjedhjeve presidenciale të Iranit, gjithashtu, në një prononcim për media, deklaroi: “Me përkushtim në ekonominë rezistente dhe në përpjekjet e bëra deri më tani, programet e qeverisë duhet të përqendrohen në zhvillimin e turizmit dhe në krijimin e vendeve të reja të punës në këtë fushë”. Ai, gjithashtu, kërkoi nga të gjithë qytetarët e Iranit që nesër (të premten) të shkojnë pranë kutive të votimit. Zgjedhjet presidenciale të Iranit zhvillohen nesër (të premten), më 19 maj 2017.

Advertisements