Breaking News

Iranianët me qëndrim në vendet evropiane votojnë më 19 maj

Iranianët me qëndrim në vendet e ndryshme evropiane më datë 19 maj do të shkojnë pranë kutive të votimit për të marrë pjesë në zgjedhjet e 12-ta presidenciale të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ambasadat e Republikës Islamike të Iranit në vendet evropiane nëpërmjet faqes informative të tyre në internet, kanë ftuar të gjithë shtetasit iranianë me qëndrim në vendet evropiane që më datë 19 maj të referohen në ambasadat dhe konsullatat e Iranit në vendet përkatëse për të marrë pjesë në procesin e votimit të zgjedhjeve presidenciale. 56 milionë e 410 mijë iranianë plotësojnë kushtet për të marrë pjesë në procesin e votimit në zgjedhjet presidenciale të Iranit që zhvillohen më 19 maj 2017.

Advertisements