Breaking News

Kasemi: Irani nuk dëshiron tensione me Arabinë Saudite

Irani thotë se nuk kërkon tensione me Arabinë Saudite, edhe pse ai e cilëson përfshirjen e Rijadit në konfliktet në Jemen, Siri, Irak dhe gjetkë një “gabim strategjik”.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII z. Behram Kasemi të hënën i bëri thirrje sundimtarëve sauditë të braktisin “sjelljen e keqe” të tyre dhe t’i përgjigjen thirrjes së Iranit për dialog dhe ndërveprim. “Përgjigjja jonë ndaj sjelljeve të këqija dhe vërejtjeve të pahijshme të autoriteteve saudite është se ne nuk duam tensione”, u tha Kasemi gazetarëve gjatë konferencës së tij të përjavshme për media, duke shtuar se Teherani është gati për dialog me Rijadin. “Sidoqoftë, dialogu dhe mirëkuptimi nuk do të thotë një miratim i të gjitha gjërave që qeveritë dhe vendet bëjnë. Ose në nivel rajonal ose në çështjen e Jemenit dhe Iranit, Arabia Saudite është e përfshirë në gabime strategjike”. Kasemi tha se Irani shpreson që Arabia Saudite do të jetë gati për dialog me Iranin në “një mjedis të drejtë”. “Ne shpresojmë se ata do të kuptojnë gabimet e tyre dhe do të krijojnë një atmosferë për të kuptuar dhe negociuar, duke përmirësuar gabimet e tyre të kaluara”, shtoi ai. Tensionet midis Iranit dhe Arabisë Saudite janë përshkallëzuar që kur mbretëria saudite ekzekutoi  klerikun shiit saudit në janar 2016. Ekzekutimi nxiti protesta të zemëruara në shumë vende, përfshirë Iranin. Protestuesit sulmuan ambasadën saudite në Teheran dhe konsullatën e saj në Mashhad, duke nxitur Rijadin të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike.

Advertisements