Breaking News

Në Jemen, përhapet kolera nën hijen e agresionit ushtarak të sauditëve

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka njoftuar për përhapjen e sëmundjes së kolerës në Jemen nën hijen agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër këtij vendi dhe bllokadës së gjithanshme të vendosur ndaj popullit jemenas.

Kanali televiziv Al-Sumerija News njoftoi se Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka deklaruar se përhapja e sëmundjes së kolerës në Jemen deri më tani ka shkaktuar vdekjen e 1155 personave. Dominik Stillhart, drejtori i operacioneve humanitare të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ka paralajmëruar në mënyrë serioze se populli jemenas po përballet me përhapjen serioze të sëmundjes së Kolerës. Ai në vazhdim ka thënë: “Statistikat e mbledhura nga Ministria e Shëndetësisë së Jemenit tregojnë se sëmundja e kolerës në periudhën kohore 27 prill deri më 13 maj të këtij viti, ka marrë jetën e 115 personave”. Dominik Stillhart shtoi: “Gjatë kësaj periudhe gjithashtu më shumë se 8500 persona dyshohet të jenë prekur nga sëmundja kolera në 14 provinca të Jemenit. Numri i personave të prekur nga sëmundja kolera është shumë më i madh se sa kapacitetet e spitaleve të Jemenit deri në atë masë saqë në një shtrat janë shtruar 4 pacientë. Një numër i madhi pacienteve po kurohen në parqe dhe disa në makinat e tyre”. Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu ka theksuar se Jemeni ndodhet në gjendjen më të keqe nga të gjithë vendet që përballen me kriza njerëzore në botë. Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu ka raportuar se që nga koha e fillimit të agresionit ushtarake të koalicionit saudit kundër Jemenit në vitin 2015, deri më tani janë vrarë mbi 8000 civilë jemenas.

Advertisements