Breaking News

Këshilli i Sigurimit mblidhet për të diskutuar testimin raketor të Koresë Veriore

Burimet diplomatike kanë bërë të ditur se të martën do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB për të diskutuar në lidhje me testimin raketor të Koresë Veriore.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se këto burime kanë thënë se pas testimit të fundit raketor të Koresë Veriore, KS i OKB të martën do ta mbajë një mbledhje për të diskutuar në lidhje me këtë situatë. Testi i raketës balistike i Koresë Veriore ka hasur në dënim ndërkombëtar, derisa Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e kanë vlerësuar si “kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, ndërsa Rusia dhe Kina kanë shprehur shqetësim për rritjen e tensioneve në Gadishullin Korean.

Advertisements