Breaking News

Anija shqiptare shpëton 60 emigrantë

Anija e Forcës Detare shqiptare “Oriku”, me mision në detin Egje, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një operacion kundër trafikut klandestin.

Në njoftimin për mediat bëhet me dije se stafi i anijes ”Oriku” rreth orës 16:50 diktoi dhe verifikoi një gomone me klandestinë e cila, e kishte pikënisjen nga brigjet turke dhe kishte destinacion brigjet greke. “Menjëherë pas diktimit të gomones me kladenstinë stafi i anijes “Oriku” mori masat e nevojshme dhe menjëherë njoftoi anijen komandë Braderburg si dhe anijet e RB turke, greke dhe Frontex”. Pas njoftimit që iu bë anijeve të tjera Anija “Oriku” është marrë me shoqërimin e gomones në brigjet e greke dhe njoftoi autoritetet e portit të Kiosit sepse në rajon nuk ka pasur asnjë mjet tjetër pjesë e misionit. Operacioni përfundoi në 17:30 më mbërritjen në breg të anijes me klandestinë. Bëhet me dije se në gomone ishin 60 emigrantë. Ky nuk është rasti i parë në të cilën anija “Oriku” bëhet pjesë e një misioni shpëtimi. Vetëm pak ditë më parë anija “Oriku” ndihmoi në shpëtimin e disa klandestinëve në brigjet e detit Egje.

 

Advertisements