Breaking News

Al-Monitor: Amerika vazhdon pezullimin e sanksioneve ndaj Iranit

Faqja informative Al-Monitor në një raport të saj ka shkruar se qeveria e Amerikës është duke rishqyrtuar marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe duke marrë parasysh pohimet se Iran ka zbatuar angazhimet e veta në kuadër të kësaj marrëveshje, në dy ditët e ardhshme do të deklarohet vazhdimi i pezullimit të sanksioneve ndaj Iranit.

Faqja informative Al-Monitor duke cituar një funksionar të Departamentit Amerikan të Shtetit, bëri të ditur se vazhdimi i pezullimit të sanksioneve bërthamore ndaj Iranit do të deklarohet më 17 maj, saktësisht një ditë para fillimit të turneut të Donald Trump, presidentit të Amerikës, në Arabinë Saudite, në Palestinën e okupuar (Izraelin), në Itali dhe Belgjikë. Ky funksionar i të cilin e ka cituar Al-Monitor në mënyrë unanime, ka thënë: “Ne jemi duke rishqyrtuar marrëveshjen bërthamore Iran-G 5+1, mirëpo njëkohësisht me këtë do t’i qëndrojmë besnik zotimeve tona”. Al-Monitor në vazhdim ka cituar këtë funksionarë të DASH të ketë thënë: “Qeveria e Donald Trump e ka bërë të qartë se deri në kohën kur të përfundojë procesi i rishqyrtimit të marrëveshjes bërthamore, do ta respektojë këtë marrëveshje”. Kjo është në kohën kur funksionarët amerikan nuk kanë caktuar akoma një afat se kur do të përfundojë procesi i rishqyrtimit të kësaj marrëveshje. Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit, më 18 prill me anë të një letre dërguar Kongresit të Amerikës, ka konfirmuar se Irani ka respektuar zotimet e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Pezullimi i një pjese të sanksioneve bërthamore të Amerikës ndaj Iranit deri 180 ditë pas miratimit, do të jetë në fuqi. Mirëpo pezullimi i një pjese tjetër të sanksioneve që është miratuar nga qeveria e Obama deri në 120 ditë, këtë javë i mbaron afati ligjor dhe qeveria e re amerikane duhet të vendos në lidhje me pezullimin e kësaj pjese të sanksioneve ndaj Iranit.

Advertisements